Dataset Viewer
Auto-converted to Parquet Duplicate
question_selector
stringlengths
4
121
question_title
stringlengths
4
121
question
stringlengths
20
3.91k
answers
stringlengths
78
7.96k
Urdher ekzekutimi
Urdher ekzekutimi
Pershendetje, me duhet tju pyes a ka pale te trete kur behet kerkese per leshimin e urdherit te ekzekutimit.
Përshëndetje, Jo, kërkesa duhet të përmbajë vetëm kërkuesin, objektin dhe bazën ligjore. Nuk thërritet asnjë palë me cilësin e palës së paditur ose palës së tretë. Faleminderit.
Ndihme falas
Ndihme falas
2. Përshëndetje, jam në konflikt të vazhdueshëm me një anëtar të familjes për një pronë e cila gjendet në Pogradec. Nuk di si të veproj ose çfarë rruge të ndjek. Më kanë këshilluar të konsultohem me një avokat por jam në pamundësi ekonomike. Çfarë mund të bëj?
Përshëndetje, ju mund t’i drejtoheni Qendrave të Ndihmës Juridike Falas të cilat ofrojnë këshillim/orientim ligjor dhe ju shpjegojnë procedurën për aplikimin për përfitimin e përfaqësim në gjykatë dhe caktimin e një avokati pa kosto nëse përmbushni kriteret ligjore. Duke qënë se në qytetin e Pogradecit, në vendin ku nd...
Ankimim
Ankimim
Përshendetje si jeni doja te Beja nje ankimim por jam i pa pune nuk kam mundesi pagesë invalid sepse kam një qeshtje te pa zgjidhur nese mundesi me jepni një ndimenju lutem
Përshëndetje, Ju mund t’i drejtoheni Qendrave të Ndihmës Juridike Falas të cilat ofrojnë këshillim/orientim ligjor dhe ju shpjegojnë procedurën për aplikim për përfitimin e njw avokati pa kosto, nëse jeni subjekt i ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shtetit”. Gjithashtu në çdo kohë për çdo prob...
Kërkoj ndihmë urgjente
Kërkoj ndihmë urgjente
Ju lutem unë dhe familja ime jemi kërcënuar me vdekje disa herë nga një person . Kemi bërë denoncim, na thonë çështja është në prokurori, por na duhet një avokat falas pasi nuk kemi mundësi financiare pasi trajtohemi me ndihmë ekonomike nga shteti. Ju lutem na ndihmoni pasi jemi me fëmijë të vegjël dhe kemi frik ti ço...
Përshëndetje, lutemi t’i drejtoheni Qendrave të Ndihmës Juridike Falas të cilat ofrojnë këshillim/orientim ligjor dhe ju shpjegojnë procedurën për aplikimin për përfitimin e përfaqësim në gjykatë dhe caktimin e një avokati pa kosto nëse përmbushni kriteret ligjore. Gjithashtu në cdo kohë për cdo problem ligjor mund të ...
Pamundesi ekonomike
Pamundesi ekonomike
Përshëndetje Dua te hedh ne gjyq për një çështje prone nje familjar por nuk kam mundësi ekonomike të paguaj një avokat. Çfarë mund të bëj?
Përshëndetje! Nëse nuk keni mundësi ekonomike, mund të aplikoni për ndihmë juridike falas, e cila ofrohet nga shteti sipas ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”. Lutemi të drejtoheni pranë Qendrave të Ndihmës Juridike Falas të cilat ofrojnë këshillim/orientim ligjor dhe ju shpjegojnë pr...
Kujdestaria e femijes
Kujdestaria e femijes
A mund te marre kujdestarine e femijes nje prind i varur nga lendet narkotike? A eshte e mundur te kerkoj qe personi perdorues ta takoje femijen vetem ne pranine time?
Përshëndetje Si rregull, përgjegjësia prindërore u përket dhe ushtrohet së bashku nga të dy prindërit. Në lidhje me përcaktimin e prindit të cilit do t’i besohet rritja dhe edukimi i fëmijes, është gjykata ajo që vendos duke u bazuar në kriterin e interesit më të lartë të fëmijës. Për vleresimin e interesit të fëmijës...
Prokura
Prokura
Pershendetje! Dua te shkoj ne Kosove me vajzen time13 vjece per turism. A duhet prokure nga babai i vajzes??
Përshëndetje, Në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prej prindërve, prindi që e shoqëron duhet të jetë i pajisur me deklaratë noteriale të prindit tjetër, ku autorizohet udhëtimi i të miturit në shoqërinë e prindit, ose me vendim gjyqësor që e lejon të udhëtojë të miturin me njërin nga prindërit. Në të ...
Regjistrim femije per ne shqiperi
Regjistrim femije per ne shqiperi
Pershendetje, doja tju pyesja si mund te veproj per regjistrimin e femijes time lindur ne Itali me 9/05/2024. Me ane te  aplikacionit e-albania nuk mundem pasi me del gjithmon  “marrja e informacionit nga gjendja civile deshtoi, ju lutem provoni me vone”. I jam drejtuar konsullates shqiptare ne Milano me ane te telefo...
Përshëndetje, Regjistrimi i fëmijës kryhet në portalin e-albania nëpërmjet shërbimit “Aplikim për regjistrim fëmije” ku do të ju duhet të dorëzoni këto dokumenta: a) Aktin e lindjes ose certifikatën e lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja (i legalizuar ose pajisur me vulë apostile); b) Dokumente identi...
Prokure per femije
Prokure per femije
Për të dalë nga Shqipëri me fëmijë me shtetesi te huaj duhet prokure nga babai i cili është gjithashtu shtetas i huaj?
Përshëndetje, Autorizimi për kalim kufiri duhet të lëshohet nga të dy prindërit e fëmijës, në të kundërt nuk mund të jete i mundur. Është e nevojshme që babai i fëmijës të paraqitet pranë një noteri në vendin ku banon për t’iu dhënë autorizimin. Prokura/autorizimi i hartuar në një vend të huaj duhet të jetë i apostilu...
Leje qendrimi përhershme në Shqipëri
Leje qendrimi përhershme në Shqipëri
Jam shtetas Palestinez dhe jetoj në Shqipëri që nga viti Gushti 2018.  Jam i martuar me një shtetese Siriane dhe në 2018 kemi sjell në jetë një vajzë. Ju lutem dua të di : 1-Se cila është rruga që unë duhet të ndjek që të marrë leje qendrimi të përherëshme në Shqipëri? 2-A e përfitoj lejen e qendrimit nga vajza e cil...
Përshëndetje, Ju mund të përfitoni leje qëndrimi të përhershme vetëm nëse plotësoni kërkesat që nenin 61 i ligjit nr.108/2013 “Për të huaj” ka: Lëshimi i lejes së përhershme të qëndrimit, do të kërkohet pranë autoriteteve kompetente të migracionit e shpjeguar si më poshtë: 1. I huaji bën kërkesë për pajisje me leje ...
Deshmi penaliteti
Deshmi penaliteti
Ku duhet te drejtohem per te nxjerre nje deshmi penaliteti per veten
Përshëndetje, Dëshmia e Penalitetit merret online dhe me vulë elektronike nëpërmjet platformës e-albania. Kërkoni shërbimin “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)/ Judicial Records Certificate”, plotësoni të dhënat tuaja dhe ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm: – Dokument identifikimi, vetëm në ra...
Sqarim mbi dispozitën e urdhrit të mbrojtjes
Sqarim mbi dispozitën e urdhrit të mbrojtjes
Përshëndetje, Shpresoj që jeni mirë. Ju shkruaj për t’ju kërkuar një sqarim në lidhje me Vendimin nr.80 të datës 03.07.2024, të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Pika që po kërkoj të sqarohet është: “Të mos shkojnë ose qëndrojnë në ambientet e frekuentuara nga të miturit N...
Përshëndetje, Nga fjalia që keni cituar, kuptojmë se është e ndaluar që të paditurit të shkojnë ose të qëndrojnë në ambiente që frekuentohen nga të miturit, kur këta të fundit nuk janë në prani të prindërve të tyre. Faleminderit!
Kredi e pashlyer
Kredi e pashlyer
Kam mar nje kredi me nje kest 1 vit me pare e cila paguhej brenda muajit…Dhe nuk e kam shlyer….Telefoni me humbi dhe nuk kisha kontakt me banken..Sot me shkruan nje zyre ligjiore dhe me njoftoi duke me thene ka erdhur nje dosje ne emrin tuaj per nje kredi te pashlyer ana juaj…Mund ta di cfare rrezikoj mund te me ndihmo...
Përshëndetje, Është e rëndësishme që të informoheni rreth situatës suaj me zyrën ligjore që ju ka kontaktuar dhe me bankën pasi në situatën tuaj, ku keni një kredi të pashlyer dhe tani keni marrë një njoftim nga një zyrë ligjore, mund të jetë nisur një proces gjyqësor. Do te ju keshillonim të konsultoheni me një avoka...
Sqarim ne lidhje me vendimin e formes te prere te gjykates
Sqarim ne lidhje me vendimin e formes te prere te gjykates
Pershendtje. Ne rast se Gjykata e Apelit vendos lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates te Shkalles te Pare, a eshte vendimi i Gjykates te Rrethit Gjyqesor i formes te prere?
Përshëndetje, Po, në rast se Gjykata e Apelit vendos të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, ky vendim konsiderohet si vendim i formës së prerë, sipas nenit 451 të Kodit të Procedurës Civile. Faleminderit!
Vemdimi i huaje
Vemdimi i huaje
Pershendetje , jam divorcuare ne greqi me vendim gjykate , per te njihur vendimi ne shqiperi , vulen apostolike e marre ne greqi apo shqiperi dhe cfare dokumentash te tjera duhen Faleminderit
Përshëndetje, Njohja e vendimeve të huaja në Shqipëri rregullohet nga nenet 393 deri 398 të Kodit të Procedurës Civile. Sipas nenit 393 të këtij Kodi, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen. Kërkesës për njohjen e vendimit të gjykatës s...
Pyetje
Pyetje
Përshëndetje Babai im ka hapur një gjyq për një tokë truall në libonik korçë trualli nuk ka rugë.ka marë nje avokate e cila ka marë 50 mijë lek të reja si dhe 700 euro për të paguar topografin e gjykatës i cili nuk ka erdhur për të matur tokën,avokatja thotë se topografi ka ardhur si mund ta mësojmë a është bërë pagesa...
Përshëndetje, Shpenzimet e ekspertit bëjnë pjesë në kategorinë e “shpenzimeve të tjera gjyqësore” dhe parapaguhen nga pala që i ka kërkuar, në bankë, në shumën që ka caktuar gjykata me vendim. Për këtë arsye, është lehtësisht e provueshme pagesa e ekspertit. Kërkoni nga avokatja mandat-pagesën për të vërtetuar pagesën...
informacion
informacion
VKM Nr.312 30.06.1994 “Për çmimin e truallit që shitet dhe për qiranë e truallit që u jepet në përdorim për ndërtime personave fizikë e juridikë
Përshëndetje, Vkm që keni përmendur është shfiqizuar nga Vendimi nr.169, datë 13.3.2003 “Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit dhe të shitjes së trojeve të ndërmarjeve shtetërore që i nënshtrohen privatizimit ose transformimit të tyre në shoqëri tregtare”, cila vetë është shfuqizuar nga një Vkm tjetër, dhe kështu me...
Shitje pikture
Shitje pikture
Si mund te shes nje pikture ne menyre ligjore?
Përshëndetje, Mund të shisni pikturën nëpërmjet një akti notarial në të cilën përcaktoni kushtet e shitjes. Kontrata e shtijes duhet të përmbajë palët, objektin e mirë përshkruar, çmimin e shitjes, kushtet e pagesës dhe të dorëzimit, si dhe çdo parashikim tjetër për të cilin me marrëveshje është rënë dakord mes palëve....
Perkthyes Zyrtar
Perkthyes Zyrtar
Kur hapen aplikimet per licensimin e perkthyesve zyrtare?
Përshëndetje, Për t’u informuar lidhur me procedurat që duhet të ndiqen nga ana juaj si dhe mbi datat e provimit të rradhës për përkthyes zyrtar, ju këshillojmë të drejtoheni pranë koordinatorit për të drejtën e informimit në Ministrinë e Drejtësisë. Koordinatori: Roland Stafa Adresa: “Bulevardi “Zog I – rë”, Tiranë ...
FSHIRJE EKSPULSI
FSHIRJE EKSPULSI
pëRSHëNDETJE CILIT AUTORITET DUHET TI DREJTOHEMI PER FSHIRJE EKSPULSI TE VENDOSUR NGA SHTETI FRANCEZ PASI KA MBARUAR AFATI ?
Përshëndetje, Do duhet të paraqisni kërkesën për fshirje të ekspulsit pranë autoritetit që ka vendosur ekspulsin ose Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit. Faleminderit!
Procedura gjyqi
Procedura gjyqi
Përshëndetje! Kemi dërguar padi për fitim prone me parashtrim, por të padia nuk i kemi listuar me emra dëshmitarët që do thërrasim. Muajin tjetër kemi gjyqin seancën e parë, mund ta paraqesim në seancën e parë këtë listë? Pra a lejohet? Faleminderit!
Përshëndetje, Ju mund të depozitoni listën e dëshmitarëve në sekretarinë e gjykatës ose ti depozitoni ato në seancë e caktuar nga gjykata. Faleminderit!
Ripol
Ripol
Me ka mbaruar afati Sa vonon procedura e nje pergjigje nga SEM Zvicer Edhe sa esht mundsia te marr nje pergjigje negative?
Pershendetje, Juristi online ofron keshillim ligjor vetem mbi ligjet ne Republiken e Shqiperise. Faleminderit!
Numer Gjykate
Numer Gjykate
Pershendetje! Jam ne pritje te nje gjyqi per apelim! Por ka koheqe shof qe me kane marre ca numra zyre si psh kjo ktu: +35535542333123 Dua te ju pyes si mund te vazhdoj nje numri i zyres se gjykates nqs te therrasin per ne gjyq? Dhe a mund te marre avokatia njoftimin e gjyqit edhe pse nuk i kam dhene prokuren? Fal...
Përshëndetje, Njoftimet mund të bëhen nga sekretarët e gjyqtarëve, ftuesit e gjykatës etj. Nuk ka një numër gjykate që të mund të themi se bëhen komunikimet vetëm nëpërmjet tij. Përsa i përket komunikimeve tek avokati juaj, varet se cfare adrese keni shenuar ose deklaruar në Gjykatë per komunikimet. Nëse keni avokat ...
Afati i shuarjes se mases disiplinore
Afati i shuarjes se mases disiplinore
Cili eshte afati per shuarjen e masave disiplinore ne dosjen personale, ne sektorin privat?
Përshëndetje, Në sektorin privat duhet të mbani në konsideratë kontratën e punës individuale ose dhe atë kolektive. Aty parashikohen rregullat për masat disiplinore dhe shuarjen e tyre. Në cdo rast, punëdhënësi duhet t’ju garantoj të drejtën për t’u dëgjuar, mbrojtur, parashtruar fakte dhe prova, brenda një afati të ...
A ka drejtsi në shqipëri
A ka drejtsi në shqipëri
Ku mundem të drejtohem për padrejtsit nga pushteti vendor
Pershendetje, “Shqipëria që duam” është një platformë e hapur komunikimi dhe ndërveprimi me qytetarët, e cila do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështjen tuaj, nga ku mund te dergoni nje ankese apo kerkese per pushtetin vendor, me poshte linku perkates: https://shqiperiaqeduam.al/ Faleminderit!
Aplikim për çertifikatë pronësie.
Aplikim për çertifikatë pronësie.
Përshëndeteje! Jam përfitues i disa pasurive nga dëshmia e trashëgimisë të cilën e kam regjistruar pranë A.Sh.K. Tani më duhet të aplikoj për çertifikatën e çdo pasurie mirëpo noteri më thotë që sistemi pranon vetëm për aplikim çertifikatë+kartelë+hartë treguese dhe jo aplikimin vetëm për çertifikatë, me arsyetimin se...
Pershendetje, Deshmia e trashegimise regjistrohet ne portalin qeveritar e- Albania prane ASHK-ve perkatese, eshte e rendesishme te aplikoni per pajisje me certifikate pronesie, kopje kartele dhe harte treguese pasi jane te rendesishme per indetifikimin e pasurise si dhe pjeset takuese. Faleminderit!
Aplikim per british passport
Aplikim per british passport
Pershendetje. 2 femijet jane te pajisur me British passport. Cfare rruge ligjore duhet te ndjeki nena per tu pajisur dhe ajo me pasaporte per te shkuar prane tyre?
Pershendetje, Juristi online ofron keshillim ligjor vetem per ligjet ne Republiken e Shqiperise, persa i perket pyetjes tuaj drejtohuni autoriteteve kompetente te shtetit ku ju doni te pajiseni me pasaporte. Faleminderit!
Ligji i ri per shoferet e rinj
Ligji i ri per shoferet e rinj
Para disa muajsh eshte miratuar ligji i ri qe afekton drejtuesit e ri te mjeteve , doja nje sqarim pasi deshiroj te blej nje makine por sdi se me cfare motorri ta mar , ne ligj thuhet ne menyre teknike. Me lejohet te drejtoj makine mbi me motorr 1.6 e posht , apo 1.5 e posht ?
Pershendetje, Të gjithë shoferët e rinj që pajisen me patentë të tipit B nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 KË/TON në 2 vitet e para pas marrjes së lejes së drejtimi. Pra drejtuesit e rinj të automjeteve nuk mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që...
Vula apostile per nje certifikate mjeksore nga 1 klinike private shqipetare
Vula apostile per nje certifikate mjeksore nga 1 klinike private shqipetare
Pershendetje, jam 1 shtetas shqipetar qe jeton dhe punon ne Itali. Kam kryer nje nderhyrje mjekesore kirurgjike ne shqiperi ne nje klinike private. Punedhenesi ne itali me kerkon 1 certifikate mjekesore me vulen apostile ne menyre qe te konsideroje te vlefshme lejen prej 2 javesh te percaktuar nga mjeku shqipetar. Esh...
Përshëndetje, Paraqitja e dokumentave për legalizim në Shqipëri bëhet përmes shërbimeve postare (https://punetejashtme.gov.al/legalizimi-dhe-apostilimi-i-dokumenteve/). Paraqituni në një zyrë postare ju ose dhe dikush tjetër me dokumentin tuaj që duhet të legalizoni, paguani tarifën dhe e tërhiqni po aty dokumentin e...
Kerkese
Kerkese
pershendetje, sa kohe i duhet nje institucioni publik te ktheje pergjigje per nje kerkese qe i kam derguar?
Përshëndetje, Në bazë të Ligjit “Për të drejtën e Informimit”: Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe. Faleminderit!
Puna
Puna
Pershendetje Kam dorezuar nje cv te nje kompani pasi isha e interesuar per pune. Dua te di nese kompania ndermjet te dhenave te mia te paraqitura ne cv si emer mbiemer mund te kete akses ne te dhena te tjera si pozicionet e me parshme te pune apo eksperienca te tjera pune. Theksoj qe ne cv kam shkrujtur vetem informac...
Pershendetje Kompanija ka akses vetem ne informacionin e percjell nga ana juaj nepermjet CV-se. Ne kete kuptim informacionin per punet e meparshme ( eksperiencat e punes) ia servirni ju kompanise ku keni aplikuar nepermjet informacionit qe keni paraqitur ne CV. Faleminderit
Kamerat në ambiente publike
Kamerat në ambiente publike
Kush ka kopetence ligjore për rregjistrimin /monitorimin/raportimin e kamerave në ambiente publike? Ku raportohen monitorimi që kryhet? Nëse jane disa intitucione, kush janë këto institucione? Ju faleminderit,
Përshëndetje, Politika e vëzhgimit me kamera duhet të jetëe në përputhje të plotë me: – Ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar; – Ligjin nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike” si dhe; – Udhëzimin e miratuar nga Komisioneri nr. 46, datë 26.03.2017 “Për përcaktimin e nivel...
Të dhënat personale
Të dhënat personale
Gjurma e gishtit a mund të përdoret nga punëdhënësi, për të verifikuar hyrje-daljet nga instutucioni. A hynë kjo e dhënë  (daktiloskopisi) në ato të dhëna që quhen sensitive?
Përshëndetje, Të dhënat personale janë të gjitha informacionet që lidhen me ju si individë. Këto të dhëna mbrohen nga ligji nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe institucioni i krijuar prej tij për këtë qëllim “Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënav...
Filmimi nepermjet kameres se makines
Filmimi nepermjet kameres se makines
Pershendetje, Dua t’ju pyes nese eshte e ligjshme nese hedh online ne rrjete sociale nje video te regjistruar nepermjet kameres te makines, kur nje mjet ben nje shkelje duke bere publike edhe targen? Gjithmone kur regjistrimi kryhet ne rruget publike te qytetit apo autostrade.
Pershendetje, Nuk mund te publikoni te dhenat personale qe gezojne mbrojtje ligjore dhe ne kete rast targa eshte nje e dhene persoanle. Të dhënat personale përbëjnë çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identif...
Aplikim per shkollen e policise
Aplikim per shkollen e policise
Pershendetje! Doja te dija nese mund te pranohem ne shkollen e policis pas ne vitin 2021 jam denuar per plagosje te lehte me dashje me 60 ore pune ne interes publik. Sipas nenit 69 te kodit penal denimi quhet i pa qene pasi nuk kam kryer me asnj veper tjeter penale. A me pengon kjo ne pranimin e shkolles se policis?
Përshëndetje, Ndër kriteret për aplikim në shkollën e policisë janë edhe që aplikuesi të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundërvajtjeje penale me dashje dhe depozitimi i certifikatës së gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura policore ku ...
Informacion
Informacion
Pershendetje , kam pas 2 kredi te marra te pashlyera te cilat kane kalmar ne permbarim dhe ekzekutim , me eshte bere bllokimi I bankes dhe banka me thote se rezultojne 3 kredi per tu shlyer , une kam marre dy , dhe institucioni I 3 te cilit banka me thote I detyrohesh as e njoh dhe as kam marre naj here kredi , ku mund...
Pershendetje, Ju duhet te komunikoni me sherbimin permbarimor i cili ju ka vene sekuestro, per te marre informacionin e duhur mbi ekzekutimin e titullit ekzekutiv/ banken/at te cilat jeni debitor, nese edhe nga sherbimi permbarimor nuk merrni informacion e duhur, apo nuk jeni kreditor ne nje prej bankave mund ti drej...
Probleme me taksat
Probleme me taksat
Përshëndetje! Kam disa taksa pa paguar më kanë bllokuar llogarit bankare. Nëse ndërroj emrin, a mund të hap llogari të reja bankare dhe të jem e lira për të depozituar ose tërhequr para?
Përshëndetje! Si fillim më lejoni të them se ne, nuk mund të këshillojmë rastet të mos zbatimit ligjor, apo mënyra si mund të shpëtojmë nga detyrimet ligjore. E vetmja mënyrë që ju të vazhdoni tërheqjen dhe depozitimet në bankë është shlyerja e detyrimeve tatimore. Ju faleminderit!
Nipt sekondar magazinë
Nipt sekondar magazinë
Çfarë procedure ndiqet për hapjen e një nipti sekondar magazinë!
Pershendetje, Ju duhet të plotësoni formularin e aplikimit nëpërmjet internetit, duke përdorur funksionin e QKB-së “Aplikoni On-Line”. Nipti sekondar është i njëjti, por ndryshon adresa e ushtrimit të aktivitetit. Tek aktiviteti i ri ju duhet të keni të afishuar NIPT-in me adresën sekondare, duhet të keni një kasë fis...
Regjistrim në QKB
Regjistrim në QKB
Përshëndetje, Një subjekt që ka në pronësi një mjet traporti mallrash për vete, a është e nevojshme që ta regjistrojë në ekstrakt si adresë sekondare këtë targë. Theksojmë që ky mjet perdoret vetem për transport mallrash për vete , jo për persona të tretë. Faleminderit!
Përshëndetje, Detyrimin per t’u regjistruar në sistemin tatimor e keni nëse bëni pjesë në kategorinë e personave që kryejnë një veprimtari ekonomike tregtare, nëse ju nuk po kryeni një veprimtari tregëtare, madje dhe si person fizik ju nuk e keni detyrimin të regjistroheni. https://www.qkb.gov.al/newsroom/buletini/ ...
Kontrate pune per biznes ku eshte i vete punesuar
Kontrate pune per biznes ku eshte i vete punesuar
Dua te hap nje nipt per nje farmaci. Ne QKB me kerkojne kontrate pune. Une qe jam e vetepunesuar dhe jam person fizik, mund te kem kontrate pune dhe mbi ckushte ndertohet kjo marredhenia kontraktuale. Une jam vete administrator i biznesit qe po hap. Nuk eshte shoqeri as kompani. Nje dyqan farmaci
Përshëndetje, Aplikimi fillestar për themelimin/regjistrimin si person fizik bëhet nëpërmjet portalit e-albania. Në plotësimin e fushave nuk kërkohet kontratë por të dhëna të tjera si: adresa, i vetëpunësuar me ose pa punëmarrës, zgjedhja e llojit të tatimeve që aplikohen, por jo kontrata. Në momentin e dërgimit të ap...
Informacion mbi hapjen e nje Nipti
Informacion mbi hapjen e nje Nipti
Pershendetje, dua te hap nje studio private ku sherbimet qe do te ofrohen jane: Fizioterapi Konsulta me mjekun e familjes Yoga Eshte me mire qe Nipt ta hap si person fizik apo si shpk? Do te punoj se bashku me tim shoq. Faleminderit! Dite te mbare!
Përshëndetje, Me ndryshimet ligjore që ka pësuar ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” ju sugjerojmë me mirë themelimin si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Faleminderit.
Dorezimi i pasqyrave financiare ne QKB
Dorezimi i pasqyrave financiare ne QKB
Pershendetje, Mund te me ndihmoni me nje pyetje? A eshte e nevojshme dorezimi i Vendimit te Asamblese ne QKB per kompanite e huaja qe jane dege ne Shqiperi, jo zyra qendrore?
Pershendetje, Referuar ligjit nr. 9723/2007 “Per regjistrimin e biznesit” ne nenin 43 te tij parashikohet se Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III. Në rast n...
vaksinimi i femijeve
vaksinimi i femijeve
Përshëndetje, desha tu bëjë një pyetje. Kam fëmijët pa vaksinuar dhe ata shkojnë në shkollë. Mirepo tani më kanë lajmëruar që ose do t’i përjashtojnë fëmijët nga shkolla (arsimi i detyrueshëm 9 vjeçar) ose do më gjobisin. Cfarë thotë ligji për më tepër informacion? flm. Theksoj qe nuk i kam vaksinuar femijet dhe nuk du...
Pershendetje, Vaksinimi per personat e moshes 0-18 vjec ne Republiken e Shqiperise eshte i detyrueshem. Kjo rregullohet nga ligji nr. 15/2016, datë 10.3.2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”. Institucionet e kujdesit te femijeve dhe ato arsimore, jane te detyruara qe te kerkojne ...
mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19
mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19
Pershendetje! Punoj ne nje kompani private, e cila eshte e hapur aktualisht, por punonjesve te tyre nuk ju mundeson masat mbrojtese ne pune (maskat). Per muajin prill, punedhenesi eshte shprehur se do te na nderprese kontraten per mosparaqitje ne pune. Ju lutem mund te me thoni ligjerisht si si procedohet ne kete rast?...
Pershendetje! Perdorimi i masave mbrojtese gjate punes pergjate perjudhes se pandemise covid 19 eshte nje detyrim ligjor i percaktuar nga Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore ne baze te urdherit 46, date 12.03.2020. Ne permbajtje te ketij urdheri parashikohet nder te tjera se subjektet tregtare hart...
Asgjesimi i produkteve ushqimore
Asgjesimi i produkteve ushqimore
Pershendetje, Jam e interesuar te marr informacion ne lidhje me procedurat qe ndiqen nga nje subjekt, qe tregton mallra ushqimore, per asgjesimin e produkteve te papershtatshme per tregtim; skadence, demtime etj? Jam e interesuar te di sesi kryhet procedura, kerkesat qe behen ne institucionet perkatese; AKU etj; afate...
Pershendetje. Procedura qe ju kerkoni, rregullohet nga Udhëzimi Nr. 6, datë 30.01.2015, “Per tatimin mbi vleren e shtuar ne RSH” dhe e gjeni ne vijim: 2. Procedura për daljet jashtë përdorimit të mallrave a. Personi i tatueshëm duhet të mbajë një regjistër për mallrat ku të shënojë llojet e mallrave të skaduar, datën...
Vaksinimi i punemarresve
Vaksinimi i punemarresve
Pershendetje, A keni dijeni se si po vijohet me vaksinimin kunder Covid 19 neper kompani te ndryshme, jo fasoneri? Si duhet te veprojme nese duam te vaksionojme punetoret, ku duhet te drejtohemi? Jemi fonderi. Ju falenderoj dhe dite te mbare.
Përshëndetje! Nuk mund t’ju japim një informacion në lidhje me se si do procedohet me vaksinimin. Por, shërbimi elektronik “Kërkesë për vaksinim Covid-19”, pranë e-Albania, ju mundëson të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të kryejnë vaksinimin për Covid-19, të dërgojnë kërkesën e tyre online pranë Ministrisë së Shëndetë...
Ilacet e rimbursueshme
Ilacet e rimbursueshme
Përshëndetje! Mami im ka disa ilaçe për osteroperozen që i merr me rimbursim. Për këtë arsye duhet të shkojë te mjeku i familjes që të marrë ilaçet. Herën e fundit nuk i ka marrë sepse i merr te doktoresha e familjes , e cila  i ka thënë që nuk ke me sepse kontrolli t’i ka hequr. Ajo është pensioniste. Ju lutem a mund ...
Përshëndetje, Çdo shtetas që paguan kontribut për sigurim shëndetësor, ose për të cilin paguan shteti, është i siguruar dhe përfiton nga skema e sigurimeve shëndetësore. Sigurimi i detyrueshëm financon paketat e shërbimeve të sigurimit të detyrueshëm, ku përfshihen. Rimbursimi i plotë ose i pjesshëm i barnave të List...
Importim i produkteve kozmetike
Importim i produkteve kozmetike
Kush mund te shperndaje produkte kozmetike dhe cfare duhet te kete parasysh importuesi dhe shperndaresi? Mundet nje shperndares jo farmaceutik te ofroj kozmetike ne farmaci?
Përshëndetje, Produktet kozmetike dhe shpërndarja përjashtohen nga rregullim ligjor në ligjin Nr. 105/2014 “PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, pikërisht në pikën 2 të nenit 2 shprehet se ky ligj nuk zbatohet për:..c) produktet kozmetike. Por nuk ka një ndalim për shpërnadrjen e produkteve kozmetike në farmaci, nës...
Nuk ekzistojne asnje dokument per punen time ne Ish spitalin E Arrenit kukes.
Nuk ekzistojne asnje dokument per punen time ne Ish spitalin E Arrenit kukes.
Dua te dal ne pension parakohshem por nuk figurojne vitet e punes si mami- infermiere ne ish spitalin e Arrnit kukes prej vitit 01.01.1985 e deri ne vitin 1992. Ne libreze jane te rregullta si te veproj ju lutem?!..
Përshëndetje, Aplikoni online ne portalin e- Albania per periudhat e sipercituara, mbeshtetur ne ligjin 7703/1993, “Për sigurimet shoqerore në Republikën e Shqipërisë”, nese nga ana e sigurimeve shoqerore ju kthehet pergjigje negative, per shkak te nje mungese ne dokumentacion ose pasaktesi te mundshme te te dhenave ...
Shpenzime kirurgjikale
Shpenzime kirurgjikale
Pershendetje, nese je pensionist dhe kryen nderhyrje kirurgjikale ne spital rajonal shtetror a paguan per nderhyrjen? Nqs jo a ka mbulim per shpenizme te tjera te nderhyrjes apo duhet paguar per te gjitha?
Pershendetje, Referuae ligjit nr. 7703/1993, “Per sigurimet shoqerore ne RSh” i ndryshuar, paketa e sherbimeve te sigurimit te detyrueshem te kujdesit shendetesor perfshin barnat, vizitat, ekzaminimet dhe trajtimet mjekesore. Si rregull ky trajtim mjekesor (operacion) ne spitalet shteterore eshte pa pagese. Per informa...
Pronesie
Pronesie
Jemi 2 familje bujqesore, me 2 Amtp sicili te tijen une dhe vellai. Ne 01 Gusht 1991 jemi bashke dhe nuk kemi bere ndareje ne Gjendje civile. Nuk kemi pretendime per pronen e tjetrit. Si mund ta rregulloj kete problem me certifikaten e 1991, pasi kam merak se do me dalin probleme me rregjimin ne Kadaster?
Pershendetje. Ne do t’ju sugjeronim qe ju te aplikonit per regjistrimin e Aktit te Marrjes se Tokes ne Pronesi mbi bazen e ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne RSh”. Ky ligj, nder te tjera parashikon edhe mundesine e regjistrimit te AMTP-ve te paregjistruara. Per kete eshte miratuar e...
Regjistrim kontrate shkembimi ne kadaster
Regjistrim kontrate shkembimi ne kadaster
Pershendetje…. si mund te informohem nese kontrata e shkembimit ndermjet paleve eshte e regjistruar ne kadaster
Përshëndetje, Do duhet të interesoheni tek noteri ku keni lidhur kontratën e shkëmbimit. Faleminderit.
Afati i regjistrimit i deshmise testamentare
Afati i regjistrimit i deshmise testamentare
Pershendetje..Kemi regjistruar deshmine e trashegimise testamentare.Por na erdhi ne e Albania nje dokument qe kerkon te dorezojme edhe dokumentat me pronat te cilat nuk i kemi dixhitalizuar akoma. Regjistrimi u be para tre muajve. Dua tju pyes ka afat per ti dorezuar dokumentat qe kerkon ashk per kadastren.Faleminderi...
Pershendetje, Pasi behet aplikimi per celjen e trashegimise tek noteri dhe pas leshimit te deshmise se trashegimise ligjore dhe/ose testamentare, brenda 30 diteve nga momenti i celjes nga noteri trashegimtaret do duhet te procedojne me dorezimin e dokumentacionit. Pas kalimit te ketij afati aplikohet gjobe. Faleminde...
Afati i regjistrimit te testamentit
Afati i regjistrimit te testamentit
Pershendetje Jemi tre vellezer qe perfshihemi te testamenti.Dua tju pyes Testamentin e hapem dhe avokati qe kemi autorizuar e regjistroi ne Ashk por nga Ashk na erdhi nje dokument ne e Albania qe kerkon te dorezojme dokumentet per kadastre domethene token qe kemi pasur pasuri.problemi eshte se kemi ven nie avokat te na...
Pershendetje, Pasi behet aplikimi per celjen e trashegimise tek noteri dhe pas leshimit te deshmise se trashegimise ligjore dhe/ose testamentare, brenda 30 diteve nga momenti i celjes nga noteri trashegimtaret do duhet te procedojne me dorezimin e dokumentacionit. Pas kalimit te ketij afati aplikohet gjobe. Faleminde...
Kontrate porosie
Kontrate porosie
Pershendetje!Kam bere nje kontrate porosie per nje apartament dhe nuk jam i sigurt a duhet tela rregjiztroj tek ASHK apo jo? Se po pres me lidh kontraten e shitjet dhe pastaj me e regjistru.
Pershendetje, Po, referuar Ligjit “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme” ne menyre te detyrueshme duhet te kryhet dhe regjistrimi i kontrates se porosise ne ASHK. Faleminderit.
Legalizimi
Legalizimi
Jam ne proces legalizimi, por ne proces gjygjesor, a ka ndonje rruge zyrtare per informacion nese objekti qe kam ne proces legalizimi ndodhet ne prone shtet apo ne prone te rregjistruar ? Faleminderit
Pershendetje, Ju mund t’i drejtoheni me nje kerkese per informacion Agjencise Shteterore te Kadastres se zones ne te cilen ndodhet kjo prone. Faleminderit.
Demshia Trashegimis
Demshia Trashegimis
Kam rregjistru “Deshmin e Trashegimis” tek ASHK me proceduren e Noterit nje prej pronave te miat , por ne kete rast une kam disa prona te tjera , i bie qe Noteri ta rregjistroj dhe tek kto pronat te tjera apo ska nevoj ???
Pershendetje, Po do duhet te regjistrohen te gjitha pronat qe keni perfituar mbi bazen e kesaj Deshmie Trashegime. Faleminderit.
ASHK
ASHK
Pershendetje kam ber dy her aplikim me AV0 dhe mi kan refuzuar me arsye te kota kerkojn dokumenta shtes kur un ja kam cuar me aplikimim e par doja te dija ku te gjej zgjidhje pse po mi vonojn po me largohen klientet qe dua te shes pronen.
Pershendetje, Lidhur me rastin konkret ju sugjerojme qe te beni nje ankese online ne portalin https://shqiperiaqeduam.al/ Ky portal mundeson trajtimin me prioritet te ankesave te qytetareve. Do tju sugjeronim qe informacioni qe do te shkruani ne portal te jete sa me i detajuar dhe me te dhena konkrete me qellim zgjid...
Kufizimi
Kufizimi
Pershendetje.Bera nje rregjistrim te vendimit te legalizmit,ne kartelen e pronesise ne fund shenohet kufizimi i pronesise per 99 vite me urdher te drejtprit.Cfare do te thote kjo qe une nuk kam te drejte ta shes apo tjetersoj?cfare veprimi te bej qe ta heq kete shenim nga kartela?
Pershendetje, Në këtë rast mund të bëni një ankesë në Agjencinë Shtetërorë të Kadastrës, për t’u informuar mbi shkaqet e këtij kufizimi si dhe të ngrini pretendimet tuaja për këtë veprim. Nëse nuk merrni zgjidhje, mund të ndiqni cështjen në rrugë gjyqësore për të mbrojtur të drejtat tuaja pronësore. Gjithashtu, mund ...
Shenimi i kerkes padis
Shenimi i kerkes padis
Pershendetje , kam nje pyetje te lidhur me pronen time , para 2 viteve eshte bere nje kerkes padi ne Gjykaten e shkalles se par ne shkoder dhe kerkes padia eshte regjistruar edhe tek ASHK-Shkoder , per kete kerkes padi nuk ka pasur asnjer here sigurim padie , edhe pse ka 3 muaj qe eshte perfunduar gjyqi dhe ka marr for...
Përshëndetje, Ju duhet të ngarkoni vendimin e formës së prerë në portalin e-albania përmes shërbimit “Regjistrim i pezullimit të ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë”. Faleminderit!
Si te veprojme
Si te veprojme
Pershendetje ,desta dite me ndihmoni me nje pergjigje po mundohem ta formuloje sa me shkurt,para nje viti ne neptun kemi blere nje produkt(Tablet)me pages me keste nepermjet final sha,me nje kontrat kredie me kushte te vecanta oasi di Isa e e djele dhe vetem ajo funksiononte ne ate dit,nejse per shkak se raifasen nuk k...
Pershendetje! Duke marre per baze sa me lart ju keni referuar duhet si nje rast kur kreditori po ju ngarkon me detyrime me te larta se ato te kontrates. Per te verifikuar pretendimet tuaja, kushtet e kontrates dhe elemetet e tjere duket te paraqitet dokumentacioni qe ju dispononi, nisur nga kontrata e huase qe keni ne...
Te drejtat e pasagjereve – kompensim ne rast anulimi te fluturimit
Te drejtat e pasagjereve – kompensim ne rast anulimi te fluturimit
Pershendetje, Para 2 muajsh kam prenotuar 6 bileta fluturimi ne nje kompani ajrore per itinerarin Rinas – Itali, vajtje ardhje. Fluturimi ishte ne nje nga ditet e javes se dyte te Prillit 2020, por si pasoje e situates me pandemine Covid-19,  ky fluturim nuk u krye. Kompania ajrore nuk na ka njoftuar per anulimin brend...
Pershendetje! Ne lidhje me situaten qe gjendeni, sipas pershkrimit te bere nga ana juaj, legjislacioni shqiptar ka parashikuar te drejten per kompesim te pasagjerve te cilet si ne rastin tuaj ju eshte anulluar fluturimi. Kjo situate eshte parashikuar nga dipozitat e Kodit Ajror te RSH, Regullore europiane 261/2004 si ...
Konsumatori
Konsumatori
Përshëndetje! Në një njësi shitje në zonën time pijet si verërat apo pijet e gazuara janë pa cilësi. Verërat janë të ngjyrosura dhe jo nga kantina, kjo provohet edhe nga çmimi shumë i ulët që kanë ndërsa të gazuarat kur hapen vetëm gaz nuk kanë, duket si ujë i ngjyrosur.Doja të dija ku mund të drejtohem për të raportu...
Pershendetje Ju mund ta paraqisni shqetesimin tuaj prane Komisionit te mbrojtjes se Konsumatorit (http://kmk.financa.gov.al/ankesa/) , Autoritetit Kombetar te Ushqimit si dhe prane Agjencise se Mbrojtjes se KOnsumatorit ose mund te paraqiteni prane Klinikave te Ligjit ne qytetin tuaj per t’iu asistuar per te referua...
Kufizimi i ofruesve te sherbimit te internetit?
Kufizimi i ofruesve te sherbimit te internetit?
Pershendetje, Ne nje kompleks banimi ne Tirane, ndertuesi nuk lejon banoret te perdorin linje tjeter interneti pervec nje kompanie X, e cila eshte po ashtu ne pronesi te ndertuesit te kompleksit. A ka baze ligjore qe e lejon kete veprim? Ne qofte se jo, cila do ishte menyra e duhur per ta ndjekur ne menyre zyrtare?
Pershendetje Ju jeni i lire te siguroni sherbimin e internetit nga cdo operator qe e ofron kete sherbim ne treg. Ju mund ta denonconi rastin, ne kuadrin e nje praktike te padrejte tregtare, prane Komisionit per Mbrojtjen e Konsumatorit. Ankesen ju mund ta beni edhe online ne linkun ne vijim http://kmk.financa.gov.al/...
Informacion per lidhje kontrate me OSHEE
Informacion per lidhje kontrate me OSHEE
Pershendetje, Une kam nje prone ne fshatin Linez, njesia administrative “Dajt”, Tirane. Ne kete prone kam vendosur nje kioske me permasa 12 meter gjatesi dhe 4 meter gjeresi. Jam i interesuar per te lidhur kontraten me OSHEE-ne per kete objekt (kioske). Ne ate zone trasformatori me i afert eshte 500-600 meter larg. Une...
Pershendetje. Si rregull i pergjithshem shpenzimet e lidhjes se furnizimit te energjise elektrike jane ne ngarkim te furnizuesit, pra ne kete rast te OSHEE-se. Megjithate, ne raste specifike, kur objekti eshte ne distance, kjo mund te zgjidhet dhe me marreveshje midis paleve. Megjithate, ne rastin tuaj duhet te keni pa...
Pajisjet elektroshtepiake me garanci
Pajisjet elektroshtepiake me garanci
Pershendetje Para disa vitesh kam blere nje lavatrice ne nje kompani te njohur ne Shqiperi me garanci sherbimi per 5 vite. Tani ndodhi qe kishte nje defekt dhe servisi i kompanise po e mban me shume se 2 muaj dhe nuk po e rregullon. Ne kushtet e garancise thuhet qe brenda 40 diteve nese nuk rregullohet duhet te zeven...
Përshëndetje, I drejtoni një ankesë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit nëpërmjet adresës së email-it: konsumatori@tirana.al ose në faqen zyrtare të institucionit https://mbrojtjakonsumatorit.tirana.al/ankesa-online/. Faleminderit!
Ndihma shteterore per personat ne nevoje
Ndihma shteterore per personat ne nevoje
Miremengjes, Jam 30 vjec. Kam probleme shendetesore dhe jam operuar disa here. Jam pa pune dhe pa asnje te ardhur. Ju lutem a mund te me thoni se cilat jane mundesite per perfitimin e ndonje ndihme nga shteti, ne kushtet ne te cilat ndodhem? Cilat jane procedurat per aplikim? Ju faleminderit,
Pershendetje! Nese jeni e paafte per pune, duhet te pajiseni me vertetimet perkatese shteterore dhe te drejtoheni prane Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë me qellim certifikimin e statusit te invaliditetit te plote apo te pjesshem, nese permbushen kushtet per perfitimin e ketij statusi, i cili shoqer...
Procedurat per perfitimin e ndihmes nga shteti
Procedurat per perfitimin e ndihmes nga shteti
Pershendetje, si jeni? Jam nje banor i Tiranes. Jam 30 vjec. Jam bere 17 here operim dhe jam pa pune. Nuk kam perfituar asnje lloj ndihme nga shteti, as ndihme ekonomike dhe as KEMP. Ju lutem me ndihmoni duke me shpjeguar procedurat qe duhet te ndjek per te perfituar ndihmat shteterore, nisuar nga gjendja ime shendetso...
Pershendetje! Nese jeni e paafte per pune, duhet te pajiseni me vertetimet perkatese shteterore dhe te drejtoheni prane Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë me qellim certifikimin e statusit te invaliditetit te plote apo te pjesshem, nese permbushen kushtet per perfitimin e ketij statusi, i cili shoqer...
Ndihme ekonomike
Ndihme ekonomike
Pershendetje, Nje i afer i imi, e cila vuan nga kanceri i gjirit dhe ka bere dy operacione, kimioterapi, eshte trajtuar me KEMP. Vitin e pare nuk ka patur probleme me KEMP-in, por ne gjysmen e vitit te dyte ia nderprene. Punonjesi i njesise administrative na tha qe ka dal nga grupi perfitues dhe per kete, kemi bere nj...
Pershendetje Ju informojme se deri ne 6 muaj zonja eshte asistuar nga pagesa e raportave sipas Komisionit Mjeksore , dhe ne vijim i eshte drejtuar Komisjonit Mjekoligjore per tu trajtuar me KMACP. Ne perfundim te afatit 1 vjecare nga dt e daljes ne KMACP, ju duhet te kishit riaplikuar per tu trajtuar me KMACP edhe pe...
Ne vijim te pyetjes: Ndihme ekonomike
Ne vijim te pyetjes: Ndihme ekonomike
Pershendetje, Kam bere nje pyetje disa dite me pare ne platforme, por nuk eshte kuptuar sic duhet. Nje e afermja ime qe ka patur probleme me kancerin e gjirit eshte trajtuar me KEMP. I eshte ndaluar KEMP-i ne mes te vitit te dyte. Pra, ka bere aplikimin per vitin e dyte dhe e ka fituar te drejten per trajtim me KEMP, p...
Pershendetje, Vleresoj se rasti juaj ka nevoje te studiohet me tej, duke u konsultuar me dosjen perkatese, ne menyre qe te jemi ne gjendje t’ju kthejme nje pergjigje te sakte dhe ezauruese. Me sa referoni, nese KEMP-i eshte miratuar per nje afat te caktuar, vleresojme se nuk ka shkak per nderprerje te perfitimit, pa u...
Kempi
Kempi
Pershendetje, Jam 22 vjec. Kam dal i semure nga melcia, dhe do te dal ne kemp, njekohesisht vazhdoj edhe shkollen e larte. Pyetja ime konsiston se, nese mbas mbarimit te shkolles a mund te punesohem une, edhe pse jam me kemp apo jo? Pra ka ndonje rrezik qe une te mos punesohem?
Përshëndetje, Nëse zgjidhni të punoni ose ushtroni veprimtari ekonomike, mund ta realizoni, por do duhet të hiqni dorë nga pensioni i invaliditetit. Kjo pasi pensioni i invaliditetit ju garantohet vetëm nëse: 1. Jeni i paaftë për çdo veprimtari ekonomike; 2. kur personi ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke...
Kempi dhe pensioni i pleqerise
Kempi dhe pensioni i pleqerise
Pershendetje, A mund te perfitoj ne te njejten kohe KMCAP (KEMP) dhe pension pleqerie? Apo vetem njeren?
Përshëndetje, Nuk mund ti përfitoni të dyja. Do t’ju duhet të zgjidhni midis KEMP-it ose pensionit. Faleminderit!
Per zgjedhjen e strukturave komunitare ne fshat
Per zgjedhjen e strukturave komunitare ne fshat
Cili eshte roli i Keshillit Bashkiak ne zgjedhjen e strukturave komunitare ne fshat (kryetari dhe kryesia e fshatit)? A ka te drejte keshilli bashkiak te percaktoj se cili ka te drejte te jete kandidat per anetar ne kryesine e fshatit? Faleminderit,
Bashkia nuk mund të përcaktojë se kush do të jetë anëtar për kryesinë e fshatit. Përgjigjen e kësaj pyetje e ke të parashikuar në nenin 70 të ligjit 139/2015 “Për qeverisjen vendore”, që parashikon se: Fshati drejtohet nga kryetari dhe kryesia e fshatit. Kryesia është organ këshillimor i kryetarit. Anëtarët e kryesisë ...
Keshilli Bashkiak dhe Procesi i hartimit te buxhetit bashkiak
Keshilli Bashkiak dhe Procesi i hartimit te buxhetit bashkiak
1. Deri ne ccfare mase duhet te jete buxheti i Keshillit Bashkiak ne raport me buxhetin qe ka administrata bashkiake? 2. Si duhet te jete pjesemarrja e keshillit bashkiak ne nivel teknik gjete procesit te hartimit te buxhetit bashkiak?
Bashkia ka vetem nje buxhet i cili miratohet nga Keshilli Bashkiak. Bashkia është njësi bazë e vetëqeverisjes vendore. Organi përfaqësues i bashkisë është këshilli bashkiak. Organi ekzekutiv i bashkisë është kryetari i bashkisë. Projekt buxheti i cdo Bashkie diskutohet ne komisionet e këshillit bashkiak, te cilat ngri...
Ndihme per familje ne nevoje
Ndihme per familje ne nevoje
Pershendetje, Rasti lidhet me nje familje ne qytetin X, e cila jeton me qira ne ambjentet e godines se ish-ndermarrjes se grumbullimit. Gjendja e godines eshte shume e keqe, murret jane te kalbura dhe plot lageshti. Nderkohe qe babai i dy femijeve te mitur (kryefamiljari) vazhdon te zhytet ne borxhe prej 3 vitesh, ndon...
Pershendetje, Se pari, ju informojme se ju keni te drejten per te aplikuar per perfitimin e ndihmes ekonomike. Familjet pa të ardhura dhe me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe kategoritë e tjera te percaktuara nga ligji, mund të aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike pranë njësisë vendore ku kanë vendbanimin. Pë...
Leket e lindjes
Leket e lindjes
Pershendetje, Kam 3 vite qe kam lindur dhe akoma nuk i kam leket e lindjes. Punonjesi i komunes ne Elbasan me thote qe fondi ka ardhur, por leket nuk i merr dot. Si veprohet ne keto raste? Faleminderit,
Pershendetje, Sipas Udhëzimit te Ministrit të Brendshëm nr. 116, datë 12.4.2010 “Për procedurat e përftimit të shpërblimit nga regjistrimi i fëmijëve sipas ligjit nr.10 129, dt. 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, ky shpërblim përfitohet kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda afatit ligjor të 60 ditëve, për lindjen bren...
Ne vijim te pyetjes: leket e lindjes (2)
Ne vijim te pyetjes: leket e lindjes (2)
Pershendetje, Faleminderit per pergjigjen tuaj. Procedura dhe dokumentacioni eshte i plote sipas ligjit, por doja te informohesha per arsyen pse nuk mund t’i marr dot 5 mije lekshin e lindjes qe jepet nga bashkia? Kam lindur qe ne vitin 2018 dhe akoma nuk i kam marr. Nderkohe qe fondi ka ardhur dhe po shperndahet nga b...
Pershendetje Ju bejme me dije se shperblimet e lindjes per vitin 2018 ne shumicen e bashkive te vendit nuk jane shperndare ose jane shperndare me vonese per shkak te mosakordimit te fondeve nga Ministria e Brendshme, e cila ishte pergjegjese per akordimin dhe alokimin e ketyre fondave deri ne Janar 2019, atehere kur ...
Mohim i vendit te punes (1)
Mohim i vendit te punes (1)
Pershendetje Kam dale i pari tek portali “Mesues per Shqiperine” dhe ne qytetin X kane fshehur vendet e lira te punes dhe si pasoje jam ende i papunesuar. Kam bere ankese ne ministri dhe ne DRAP kompetente dhe nga inspektimi qe kane bere se fundmi ka dal nje vend ne te cilin mund te futem une dhe qe eshte mbajtur i fsh...
Pershendetje. Ne baze te Kodit te Punes paga eshte shperblimi qe merr nje person, per kohen dhe aftesite qe ve ne dispozicion te punedhenesit te tij, sipas kushteve te kontrates se punes. Ne rastin tuaj ju nuk keni lidhur kontrate pune dhe nuk keni kryer sherbimin perkates, qe te keni te drejte te kerkoni pagen. Perve...
Ne vijim te pyetjes: Mohim i vendit te punes (2)
Ne vijim te pyetjes: Mohim i vendit te punes (2)
Faleminderit av. Dorina Ndreka Me qe kam te drejte te kerkoj shperblimin e demit te shkaktuar nga ana e organeve te administrates publike nepermjet gjykates ne perputhje me ligjin 8510/1999 “Per pergjegjesine jashtekontraktore te organeve te administrates publike” ne rastin tim, ke duhet te hedh ne gjyq ZVA perkatese ...
Pershendetje. Ju do te padisni ate autoritet publik i cili eshte pergjegjes per mosberjen publike te vendit te lire te punes. Nese pergjegjesia eshte e perzier midis ZVA dhe Shkolles, atehere do t’i therrisni te dy si te paditur. Pergjegjesia financiare i mbetet institucionit publik dhe jo titullarit te tij. Eshte vete...
demshperblimi
demshperblimi
Pershendetje, pyetja qe dua qe shtroj eshte: Nje rast demtimi ne pune miniere, mbetur me gjymtime te perhershme humbja e shikimit te njerit sy, jan nisur dy procese gjyqsore per demshperblim nga siguracioni dhe penal, tani doja te dija ne perfundim te procesit penal me shpalljen fajtor te te pandehurve a mundem te ngr...
Pershendetje. Cdo person i demtuar nga nje veper penale, ka te drejte qe te kerkoje gjate procesit penal, nepermjet padise civile ne procesin penal, apo ne perfundim te procesit penal, ne nje proces te mevetshem, shperblim nga personi qe konstatohet pergjegjes per demin e shkaktuar.
Demshperblim nga aksidenti
Demshperblim nga aksidenti
Pershendetje, Kam bere aksident disa muaj me pare, ku kam shkare nga ngrica dhe si pasoje me eshte demtuar njeri prind. Kam siguracion TPL. Doja te dija nese me takon demshperblim dhe si duhet te veproj per ta ndjekur si ceshtje? Faleminderit dhe pune te mbare!
Pershendetje. Kontrata e Sigurimit TPL (Third Parties Liabilities), mbulon pergjegjesine tuaj ndaj paleve te treta. Ne menyre qe prindi juaj te perfitoje nga kjo kontrate eshte e nevojshme qe ne momentin e aksidentit te njoftohen organet e policise. Pas hartimit prej tyre te procesverbalit te kqyrjes se vendit nga insp...
Demshperblim ne rast aksidenti nga Byroja Shqiptare
Demshperblim ne rast aksidenti nga Byroja Shqiptare
Pershendetje,para 16 vitesh ka ndodhur nje aksident me makine ne te cilin nje pjestar i familjes nderroi jete .Ne ate periudhe erdhi njoftimi nga byroja per demshperblim te cilin nuk e firmosem.A ka ndonje mundesi qe ta hap nje gjyq per kete ceshtje dhe te bej kerkese per demshperblim pas 16 vitesh ?
Pershendetje. Afati i parashkrimit te padise per shperblimin e demit jashtekontraktor eshte 3 vjet. Ky afat fillon ne momentin qe ka ndodhur demi, qe ju keni marre dijeni per demin, apo ne momentin qe personi shkaktar i demit eshte denuar me vendim penal te formes se prere. Ne rastin tuaj, ju keni te drejte te ngrini p...
Demshperblim me rastin e aksidentit
Demshperblim me rastin e aksidentit
Pershendetje Para disa muajsh kam patur nje aksident me nje kembesore ne Tirane, ku une isha si ciklist. Nga ky aksident personi tjeter pati disa fraktura. Ne procesverbalin e policise dhe me deklarimin e personit tjeter ra dakord qe nuk do te kishte pretendime ligjore ndaj meje por do ta zgjidhnim ceshtjen midis nesh....
Pershendetje! Nese procesverbali i konstatimit i policise, kur palet shprehen se palet nuk kane pretendime ligjore ndaj njeri tjetrit, do te thote qe policia e shtetit nuk e ka te nevojshme qe te dy palet t’i shoqeroje ne komisariat dhe te marre daklarimi per secilin prej tyre, per shkak te ndonje konflikti qe ka lind...
A munden te marr lejen e vitit 2019?
A munden te marr lejen e vitit 2019?
Pershendetje, A munden te marr lejen e vitit 2019 ne kete vit? Pasi lejen e vitit 2019 nuk e kam likujduar plotesisht, pra vetem nje jave kam marre me protokoll. Duke qene ne kushtet e nevojes se perdorimit te lejes, a mundem ta kerkoj ate bazuar ne nenin 93/4 te Kodit te Punes ku thekson se “ne momentin qe punedhenesi...
Pershendetje, Neni 93 i Kodit te Punes, ne piken 3 dhe 4 parashikon shprehimisht: 3. Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje. 4. E drejta e pushimeve që nuk jepen nga pu...
Femijet me prinder te divorcuar
Femijet me prinder te divorcuar
Pershendetje, Tani qe covid eshte perhapur shume si e parashikon ligji sepse femija im duhet te leviz per te takuar te atin (ish-bashkeshortin tim). Une nuk jam kundra takimit ne nje situate normale, por tani me covid-in neper kembe eshte nje rrezik i madh. Femijen e kam te semure me bronshit azmatik kategori e rreziku...
Pershendetje, Nuk ka nje parashikim ligjor qe pengon apo pezullon takimet e femijes me babain. Sigurisht qe duhet te respektohen masat dhe protokollet e sigurise te nxjerra per parandalimin e infektimit dhe perhapjes se Covid-19. Faleminderit
Pagesa e raportit shendetsor si pasoje e Covid 19
Pagesa e raportit shendetsor si pasoje e Covid 19
Pershendetje, Ju lutem a mund te me ndihmoni me nje dokument ligjor te shkruar per ta paguar 100% raportin mjekesor te karantinimit nga semundja covid 19? Sepse ne lajme e kemi degjuar, kurse zyra e finances thote qe nuk kam ligj mbi tavoline qe t’ju paguaje ju edukatoreve te qytetit te Shkodres me 100 % periudhen tuaj...
Pershendetje. Nese ju jeni me raport shendetesor, pavaresisht arsyes, Covid 19, apo tjeter, atehere punedhenesi juaj eshte i detyruar qe ta paguaje ate, deri ne 15 dite dhe nese eshte me i gjate, i percillet per pagese Institutit te Sigurimeve. Nese nuk keni raport shendetesor, por thjesht jeni karantinuar per Covid-1...
Paketat e ndihmes financiare
Paketat e ndihmes financiare
Pershendetje, Me falni, por jam i interesuar te di nese dhe se si duhet mund te aplikoj per pakon e 300 euro, per arsye se kam ngelur pa pune qe nga muaji prill? Faleminderit,
Pershendetje Juristet e platformes ofrojne keshillim ligjore vetem per legjislacionin e Republikes se Shqiperise. Faleminderit
Pyetje per pagesen e raportit mjekesor
Pyetje per pagesen e raportit mjekesor
Pershendetje, Desha t’ju pyes ne lidhje me pagesen e raportit mjekesor. Me konkretisht, ne muajin tetor u semura me Covid-19 dhe u shtrova 10 dite ne spital. Gjate gjithe muajit tetor dhe gjysmen e nentorit e mora raport. Sa me paguhet raporti per Covid-19? Po raporti normal mjekesor per semundje jo Covid-19 sa paguhet...
Përshëndetje! Nuk ka një një rregullim specifik për raportet mjekësor në rastet e Covid-19. Përsa I përket pagëses së raportit mjekësor, rregullohet nga nenet 20 e në vijim të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Konkretisht, bazuar në ligjin e sipër citu...
Sipermarres qe nuk zbaton rregullat per Covid-19
Sipermarres qe nuk zbaton rregullat per Covid-19
Pershendetje, Jam e punesuar ne nje kompani “call center” dhe dua ta denoncoj sepse nuk zbatohet asnje mase mbrojtese ndaj koronavirusit dhe mund te jete nje vater infektimesh. Punedhenesi nuk na lejon te mbajme maske sepse thote qe nuk mund te degjojne klientet.  Jemi duke punuar afer njeri tjetrit pa asnje distance s...
Përshëndetje! Përsa i përket masave higjeno sanitare për Covid-19, që duhen zbatuar nga call center, ju lutem referohuni: https://e-albania.al/PopupBizneset/PROTOKOLLI_KUQ_CALL_CENTER.pdf Në rast te moszbatimit të masave higjeno sanitare, ju mund te adresoni problematiken prane Inspektoriatit Qendror dhe Inspektorati...
Covid 19
Covid 19
Pershendetje, Doja te dija nese ne rastet kur je person kontakti me covid-19 dhe vete-karantinohesh per 14 dite, a te paguhen ditet e plota ne pune apo jo? A ka vlere vertetimi i dhene nga mjeku i familjes? Ne vendin ku une punoj me thone qe nuk njihet vertetimi sepse ka ndryshuar ligji kohet e fundit dhe nese dua qe t...
Përshëndetje! Në Urdhërin Nr. 123, datë 26.2.2020, Për një shtesë në urdhrin nr. 632, datë 29.8.2018, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Për miratimin e listës së sëmundjeve infektive, të detyrueshme për t’u raportuar nga institucionet shëndetësore, publike ose private të të gjitha nieleve në Republ...
Kerkim ndihme
Kerkim ndihme
Motra ime ka nje pastrim kimik nje kliente ka shkuar dhe ka bere debat per cileson e larjes gjat debatit klientja e ka kercenuar me publikimin onlain se bisnesi juaj sdi te pastroi mir jo cilesor dhe ne keto momentr ka nxjerr celularin duke xhiruar brenda ambientit qe ta hedh ne rrjetet sociale dhe motra ne kete moment...
Pershendetje, Nëse motra juaj përmbush kriteret e përcaktuara ne ligjin Nr.111/2017 “Per ndihmën juridike te garantuar nga shteti”, mund te paraqiteni prane Qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore, ne vendbanimin tuaj per te perfituar sherbime ligjore falas (perfaqesim me avokat falas), ne raste te tjera ju...
Kontrate per pumesim jashte vendit ne gjermani
Kontrate per pumesim jashte vendit ne gjermani
Si Mund te shmang një kontrate punesimi Pasi kam firmosur me dekran
Pershendetje, Juristi online ofron konsulenc ligjore mbi ligjet ne territorin e Republikes se Shqiperise, duke u mbeshtetur ne Kodin e punes, lidhur me pyetjen tuaj duhet te konsultoheni me pundhenesin tuaj per zgjidhjen e kontrates. Faleminderit!
Kërkoj avokat falas për probleme me fallsifikimin e firmës
Kërkoj avokat falas për probleme me fallsifikimin e firmës
Pershendetje, kam nevoje urgente per nje avokat per nje ceshtie penale me fallsifikim te firmes sime. Me kontaktoni ju lutem.
Pershendetje, Per te perfituar avokat falas, ju duhet te jeni subjekt i ligjit Nr.111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, per asistence te nevojshme dhe per te perfituar sherbime juridike falas ju orientojme te drejtoheni prane Qendres se Sherbimit te Ndihmes Juridike Paresore Berat, e cila ndodhet br...
Lloji i shkeljes
Lloji i shkeljes
Xhaxhai i një ministri në qeverinë shqiptare fiton tendera nëpërmjet kompanisë së tij private nga institucione publike te varura nga Ministri të tjera, nga institucione publike të pavarura dhe të varura nga Kryeministria gjatë kohës që nipi i vet është ministër. Pyetjet e mia janë këto: (a) Cfarë lloj shkeljeje kemi n...
Përshëndetje, Ju informojmë dy pyetjet e mësipërme nuk mund të shqyrtohen nga platforma JuristiOnline.al, sepse bazuar në “Termat dhe kushtet e përdorimit” të cilat i gjeni edhe në linkun në vijim https://juristionline.al/privacy-policy/, platforma ka si objekt të veprimtarisë këshillimin ligjor me natyrë të përgjith...
Ndihme juridike gjate procesit ghyqesor
Ndihme juridike gjate procesit ghyqesor
Pershendetje, Jam viktime nga akusa ”Mjekim i pakujdesshem”ne Gjykaten e Pogradecit, deri tani e kam ndjekur vete gjyqin por duke qene se jam me leje lindje dhe kam nje femije te mitur te cilin nuk do doja ta sorrollasja gjyqeve, kerkoj nese eshte e mundur ne kete faze Avokat, te cilin nga shkresat qe me jane dhene n...
Pershendetje, Nese jeni subjekt i ligjit Nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, mund te drejtoheni prane qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore ne vendbanimin tuaj per te perfituar sherbim ligjor falas. Per te perfituar avokat falas, perjashtim nga tarifat dhe shpenzimet gjyqesore, ne...
Informacion
Informacion
Pershendetje, uroj te jeni mire dhe ju falenderoj paraprakisht per pergjigjet qe na jepni . Pyetja ime ka te beje me nje procure te posacme qe me ka deleguar mua babi im te udheheq te gjithe mbarevajtjen per legalizimin e nje shtepie dhe per regjistrimin dhe paisjen me çertifikate pronesie te tokes bujqesore me ATM . ...
Pershendetje, Ju duhet te interesoheni prane ASHK ku ndodhet prona per aplikimin qe duhet te kryeni, ose mund ti drejtoheni ASHK me kerkese per informacion ne linkun si ne vijim:/e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9477. Sherbimet e ASHK jane online, nese ju hasni veshtiresi dhe jeni subjekt i l...
Si te veproj te marr certifikaten e vdekjes.?
Si te veproj te marr certifikaten e vdekjes.?
Pershendetje. Babai (i divorcuar), me femijet nuk ka patur komunikim dhe mardhenie. I pa ri-martuar pas ndarjes deri sa vdiq. Gjendja civile i ve(tem) vendbanimi fundit i tij dhe dale ne pension pleqerie eshte ne EL. Ne vitin 1988 ka qendruar 2 muaj dhe ka ndrruar jete tek motra tij (Halla) ne(x) Le. Varrosur ne SH n...
Pershendetje, Ju duhet ti drejtoheni gjykates Administrative per vertetimin e faktit te vdekjes. Nesse jeni subjekt i ligjit Nr.111/2017 “Per ndihmen juridike te Garantuar nga Shteti mund te drejtoheni prane qendrave te ndihmes juridike ne vendbanimin tuaj per te perfituar avokat falas. Faleminderit!
Problem ne perfitimin e avokatit falas
Problem ne perfitimin e avokatit falas
Me eshte caktuar avokati falas X Y dhe ajo nuk pranon te me mbroje falas mua? Si mund te veproj?
Përshëndetje, Duhet të paraqiteni në Dhomën e Avokatisë të qytetit që e ka caktuar avokaten dhe të bëni kërkesë për ndryshimin e avokatit të caktuar kryesisht. Faleminderit.
Ndihme juridike
Ndihme juridike
Pershendetje, Nena ime me ka futur ne spital psikiatrik dhe kerkon te marre kujdestarine e perkohshme te femijes. Une nuk e le dot spitalin, pasi nuk me lejohet dhe nuk paraqitem dot ne seancen gjyqesore. Ju lutem te me jepni mundesine te flas me nje avokat, qe ofron ndihme juridike falas.
Përshëndetje, Bashkëngjitur do të gjeni linkun me adresat e email-t të qendrave të ndihmës juridike dytësore sipas rretheve https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/. Mund t’i kontaktoni dhe të shprehni nevojat tuaj për avokat. Për cdo pyetje tjetër mund të na rikontaktoni. Faleminderit.
Servisi
Servisi
Kam një servis te vogël brenda territorit te shtepisë , a ka nevojë për dekomenta qe un te punoj pa probleme ,jam i vetpunsuar pa puntore te tjer
Pershendetje. Per te ushtruar aktivitetin Tuaj per riparimin e mjeteve rrugore duhet te plotesoni kriteret e parashikuara nga UDHËZIM Nr. 1546, datë 29.3.2016 Autoriparimin e mjeteve rrugore me motor dhe rimorkove e cila gjendjet ne linkun https://www.dpshtrr.al/sites/default/files/downloads/dokumente/Udhëzim%20Nr.1...
End of preview. Expand in Data Studio
README.md exists but content is empty.
Downloads last month
2

Models trained or fine-tuned on l0rdkr0n0s/albanian_legal_questions_answers